Thursday, December 16, 2010

Perse duhet ta konvertoni Windows Xp ne gjuhen shqipe ?

Konvertimi i Windowsit Xp ne gjuhen amtare eshte dicka me te vertete me vlere per cdo perdorues te kompjuterit. Sic te gjithe e dime , Windows eshte sistemi baze i kompjuterit , sic quhet ndryshe ne boten e kompjuterit Sistemi Operativ. Nje sistem operativ eshte nje sistem i ndertuar ne ndonje gjuhe programuese qe sherben si nderfaqesi ( ndermjetesi ) baze ndermjet harduerit dhe softuerit ( pjeses se ngurte dhe asaj te bute te nje kompjuteri ne pergjithesi ). Duke pasur pra nje sistem baze ne gjuhen amtare eshte nje avantazh i madh .
Shume aplikacione e bazojne gjuhen e tyre ne gjuhen e sistemit operativ. Pshm nese keni nje kompjuter ne gjuhen kineze , dhe hapni nje shfletues Interneti po ashtu ne gjuhen kineze per te kerkuar informacion ne nje gjuhe tjeter atehere ka shume gjasa qe shume informacione ( mos te themi te gjithe informacionet ) t'iu shfaqen ne gjuhen kineze.Kjo ndodh sepse motorret e kerkimit analizojne shume parametra te sistemit operativ qe ben kerkesen per sherbim ( kerkim ) . Ju ne qofte se keni te instaluar gjuhen shqipe ne Windows Xp kjo te bente qe shume aplikacione te sherbenin funksionin e tyre ne gjuhen shqipe ( nqs e posedojne kete mundesi ).

Nderfaqesja e Windows Xp ne gjuhen shqipe eshte nje aplikacion i vogel qe ben shtimin e nje nderfaqeje me teper ne bazen e te dhenave te gjuheve te sistemit operativ. Dmth per te instaluar gjuhen shqipe ne Windows Xp ju nuk duhet qe te formationi apo riinstaloni te gjithe sistemin nga e para , por thjesht duhet qe instaloni aplikacioni dhe kaq.
Ne qofte se nuk jeni me te interesuar per perdorimin e Windows xp ne gjuhen shqipe atehere thjeshte duhet ta hiqni kete aplikacion  nga kompjuteri juaj. Ne qofte se nuk dini si ta beni heqjen e ketij aplikacioni ,do ta shpjegojme postimet e ardhshme.

Shpresoj tju kete ndihmuar ky shkrim per te kuptuar sadopak rendesi e te pasurit Windows xp ne gjuhen shqipe.

Sponsor links

0 Comments:

Post a Comment

Subscribe to Post Comments [Atom]

<< Home