Saturday, December 25, 2010

Hapat qe te instaloni Windows xp ne Shqip

Per te instaluar Windows Xp ne Shqip se pari duhet qe te shkarkoni programin duke klikuar ketu :

http://download.microsoft.com/download/8/7/f/87fba188-6329-466e-8a81-86244667a28a/LIPSetup.msi


Shkoni videon poshte se si te instaloni gjuhen shqipe ne Windows Xp.




Shkarkoni programe falas,anti virus,lojra te gjitha me pershkrim ne shqip ne http://www.programefalas.com
FREE PC TUTORIALS : http://www.pctutorials.info

Sponsor links

Thursday, December 16, 2010

Perse duhet ta konvertoni Windows Xp ne gjuhen shqipe ?

Konvertimi i Windowsit Xp ne gjuhen amtare eshte dicka me te vertete me vlere per cdo perdorues te kompjuterit. Sic te gjithe e dime , Windows eshte sistemi baze i kompjuterit , sic quhet ndryshe ne boten e kompjuterit Sistemi Operativ. Nje sistem operativ eshte nje sistem i ndertuar ne ndonje gjuhe programuese qe sherben si nderfaqesi ( ndermjetesi ) baze ndermjet harduerit dhe softuerit ( pjeses se ngurte dhe asaj te bute te nje kompjuteri ne pergjithesi ). Duke pasur pra nje sistem baze ne gjuhen amtare eshte nje avantazh i madh .
Shume aplikacione e bazojne gjuhen e tyre ne gjuhen e sistemit operativ. Pshm nese keni nje kompjuter ne gjuhen kineze , dhe hapni nje shfletues Interneti po ashtu ne gjuhen kineze per te kerkuar informacion ne nje gjuhe tjeter atehere ka shume gjasa qe shume informacione ( mos te themi te gjithe informacionet ) t'iu shfaqen ne gjuhen kineze.Kjo ndodh sepse motorret e kerkimit analizojne shume parametra te sistemit operativ qe ben kerkesen per sherbim ( kerkim ) . Ju ne qofte se keni te instaluar gjuhen shqipe ne Windows Xp kjo te bente qe shume aplikacione te sherbenin funksionin e tyre ne gjuhen shqipe ( nqs e posedojne kete mundesi ).

Nderfaqesja e Windows Xp ne gjuhen shqipe eshte nje aplikacion i vogel qe ben shtimin e nje nderfaqeje me teper ne bazen e te dhenave te gjuheve te sistemit operativ. Dmth per te instaluar gjuhen shqipe ne Windows Xp ju nuk duhet qe te formationi apo riinstaloni te gjithe sistemin nga e para , por thjesht duhet qe instaloni aplikacioni dhe kaq.
Ne qofte se nuk jeni me te interesuar per perdorimin e Windows xp ne gjuhen shqipe atehere thjeshte duhet ta hiqni kete aplikacion  nga kompjuteri juaj. Ne qofte se nuk dini si ta beni heqjen e ketij aplikacioni ,do ta shpjegojme postimet e ardhshme.

Shpresoj tju kete ndihmuar ky shkrim per te kuptuar sadopak rendesi e te pasurit Windows xp ne gjuhen shqipe.

Sponsor links

Windows Xp ne gjuhen shqipe

Ardhja e nderfaqes ne gjuhen shqipe per widows xp eshte me te vertete nje sherbim i madh per ato qe ennde nuk jane te familjarizuar me perdorimin e kompjuterit ne gjuhen angleze.Kur them per perdorimin e kompjuterit ,nenkuptoj Windows Xp sepse eshte nje nder sistemet me te perdorura . Kjo nderfaqe e Windows xp ne gjuhen shqipe eshte perkthyer mire dhe e standartizuar nga microsoft per te te gjithe shqipfolesit anembane.
Tani cdo shqiptar , i madh dhe i vogel do te kete mudnesine qe te shfrytezoje te gjitha resurset qe ofron nje kompjuter ne menyren me te mire te mundshme.Ne postimet siper do te gjieni si instalohet Windows Xp Shqip.

Sponsor links